Sëmuret komandoja grek që vrau Devi Kasmin, dërgohet me urgjencë në spital

Efthymiou Efthymious 41 vjeç, greku i dyshuar për vrasjen e Devi Kasimit është transportuar me urgjencë nga paraburgimi i Elbasanit në qendrën spitalore ‘Xhaferr Kongoli’.

Kasmi u vra më 29 Janar pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u prangosën 5 persona dhe një u shpall në kërkim.

Identifikimi i autorit të vrasjes Efthymiut, dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.