fbpx

Sërish numër i lartë i rasteve me COVID-19, ja sa janë infektuar gjatë 24-orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë sapo ka konfirmuar 23 raste me COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë (16), Lushnje (2), Mat (2), Durrës (1) Krujë (1), Librazhd (1).

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 15 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1122 të infektuar,

– 33 viktima;

–  857 të shëruar,

–  232 të infektuar aktivë;

Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 26 pacientë, ku 4 janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 30 maj është:

– Tiranë, 121 pacientë aktivë,

– Durrës, 42 pacientë aktiv,

– Krujë, 17 pacientë aktivë,

– Shkodër, 11 pacientë ativë,

– Berat, 2 pacientë aktivë,

– Kamëz, 9 pacientë aktivë,

– Mat, 6 pacientë aktivë,

– Lushnje, 4 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv.