TË FUNDIT

SHBA mohon se bisedimet bërthamore me Korenë e Veriut dështuan

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar raportimet se bisedimet bërthamore me Korenë e Veriut kanë dështuar që në ditën e parë të tyre, duke këmbëngulur se zyrtarët e dy shteteve kanë pasur diskutime të mira.

Sidoqoftë, zyrtarët e Koresë Veriore më parë kanë thënë se takimi ka dështuar për shkak se Shtetet e Bashkuara nuk kanë sjellë asgjë në tavolinën e bisedimeve.

Zyrtarët e të dyja vendeve u takuan të shtunën në Suedi në përpjekje për të ulur tensionet dhe për ta zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore.

Ky takim u zhvillua vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë të re, e cila besohet se ka rreze veprimi prej 1900 kilometrash.

Takimi ishte i pari në nivelin zyrtar që nga takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit Korean, Kim Jong-un, në qershor të këtij viti./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat