Në Tiranë u mbajt sot një konferencë ndërkombëtare mbi politikën e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor. Diplomatë, qeveritarë dhe analistë të njohur diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe ndikimin e SHBA-ve dhe BE-së në rajon.
E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Lejla Moses-Ones në fjalën e saj u shpreh se drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës të përbashkët.
“Shqipëria është tashmë një vend kandidat i BE-së – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë”, tha zonja Moses-Ones.

