SHBA teston një tjetër raketë balistike

raketa-balistike-1.jpg

Shtetet e Bashkuara kanë testuar edhe një tjetër raketë balistike. Kujtojmë që kjo është prova e dytë në katër muajt e fundit, që kur Uashingtoni u tërhoq nga një traktat me Rusinë, i cili ndalonte testimin e raketave balistike, me pretendimin se Rusia ka shkelur marrëveshjen.

Më pas, parlamenti rus pezulloi këtë traktat.

Sipas njoftimit të Departamentit të Mbrojtjes lëshimi i raketës u bë nga Baza e Forcave Ajrore të Vandenbergut, në veri-perëndim të Los Angelos.

Nga pika e lëshimit raketa fluturoi në një distancë prej 500 kilometrash, duke rënë në një zonë të hapur të Oqeanit Paqësor. Raketa të këtij lloji mund të pajisen me armë bërthamore, kimike ose biologjike.

Shteti Rus me anë të Vladimir Yermakov, i cili është kreu i departamentit të kontrollit të armëve, në Ministrinë e Jashtme ruse, është shprehur se është “alarmuar” jo pak nga ky testim. Testi i parë i raketës nga SHBA ndodhi më 18 gusht. Veprim ky që nxiti menjëherë reagimin e Moskës e cila e akuzoi Uashingtonin se po shkaktonte “tensione lufte”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303