fbpx

Shërohet nga Covid-19! Silvio Berlusconi lë spitalin: Ishte prova më e vështirë e jetës sime

Ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi ka lënë spitalin San Raffaele në Milano pas 11 ditësh i shtruar, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus më 3 shtator.

“Faleminderit të gjithëve, ishte prova më e vështirë e jetës sime”. ‘Edhe këtë herë ia hodha paq”- ka shtuar më tej Berlusconi duke i bërë të gjithëve një apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e këtij virusi të tmerrshëm.

“Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira-përfundoi ish kryeministri Berlusconi.

“Gjëja themelore në lidhje me sëmundjen e Berlusconit nuk ishte aq shumë terapia e ndjekur sapo ai hyri në spital, por ishte shtrimi në spital në momentin e duhur”- tha më herët mjeku personali Berlusconit.