Sherri te Ekonomiku, ngrihen në protestë pedagogë dhe studentë

rrrrrrr.jpg

Ka nisur një protestë përballë Fakultetit Ekonomik nga pedagogë dhe studentë në lidhje me ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në auditor,pikërisht përleshje mes disa djemve.

“Policia e shtetit nuk mban përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk merr përsipër ngjarjen. Një grup ka hyrë në klasë duke u konfliktuar me studentët. Studentët janë  kërcënuar nga grupi prandaj nuk flasin”, u shpreh pedagogu Rezart Prifti.

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e godinës Iliria   në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranë. Tre të rinj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pas plagëve të marra, në fytyrë, këmbë dhe trup.

scroll to top