fbpx

Shkoi në Sarandë për pushime, zgjerohet harta e të prekurve nga COVID-19, ja kush është e infektuara

Ditët e fundit ashtu siç ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë kemi pasur rritje të rasteve me koronavirus dhe konkretisht numri i lartë është shënuar në QSUT. Po ashtu, harta e qyteteve të prekura nga COVID-19 sapo është zgjeruar. Mësohet se Saranda ka shënuar rastin e parë me COVID-19 dhe bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila jeton prej 6 muajsh në Shqipëri, por që ditët e fundit ka ardhur me pushime nga Tirana në Sarandë së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar.

Fatmirësisht, ata shprehen se nuk kanë patur kontakte me qytetarë të tjerë në qytet, pasi jetonin në një apartament.