fbpx

Shkon në 16 numri i viktimave, nxirret e vdekur balerina nga rrënojat e hotelit në Durrës

VIKTIMAAA.jpg

Një vajzë e re e cila punonte si balerinë në hotelin “Mira Mare” në Durrës, është nxjerrë e vdekur nga rrënojat rreth orës 14.40 të ditës së sotme.

Pas orësh të tëra kërkimesh, është bërë e mundur që të nxirret trupi i saj i pajetë.

Ndërkohë brenda në hotelin e shembur, vijojnë të jenë edhe katër persona të tjerë të bllokuar.

Me vdekjen e balerinës shkon në 16 numri i viktimave nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit që kanë goditur vendin.

Deri më tani janë konfirmuar 16 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur, teksa bilanci pritet të rritet më tej.

Tërmeti më i fuqishëm që goditi vendin ishte ai 6.3 ballë i shkallës rihter, i shënuar në orën 03.54. Pas tij janë shënuar me dhjetëra goditje të tjera, një pjesë e të cilave ka kaluar mbi 4.5 dhe 5 ballë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303