TË FUNDIT

Shkon në 3 numri i të vdekurve nga koronavirusi, MSH jep detajet

Ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme një 71-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes së djeshme pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat