TË FUNDIT

Shkon në 703 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se  janë konfirmuar edhe 34 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu në 703 numrin e personave të infektuar në Kosovë.

IKSHPK bën të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti,  (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit:  (7) raste Gjilan,  (7) raste Livoç i epërm dhe (1) rast Kosaçë), (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit:  (5) raste Prizren dhe  (1) rast Gërnçar),  (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit:  (4) raste Mirash dhe (1) rast Ferizaj),  (2) raste me vendbanim në Rahovec, (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit (1) rast Zaplluzhë dhe  (1) rast Plavë) dhe me nga  (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat