Vazhdon e rritet numri i të prekurve me koronavirus në Itali, duke shkuar në 79.
Deri tani koronavirusi është përhapir në 5 rajone: në Lombardi, Veneto, Emilia Romagna, Lazio dhe Piemonte.
Aktualisht 33 persona janë shtruar në spital me simptoma, nga të cilat 18 në kujdesin intensiv, 11 në vend të kësaj janë në izolim në shtëpi. Dy vdiqën, ndërsa një person u lirua nga spitali.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi planin e urgjencës vonë të shtunën pasi numri i rasteve me koronavirus u rrit në 79. Masat u vendosën pasi dy shtetas italianë u konfirmuan se kishin vdekur nga virusi.
Disa qytete në rajonet veriore të Lombardisë dhe Veneto janë karantinuar në mënyrë efektive sipas planit.
Rreth 50 mijë njerëzve në dy rajone veriore u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi. Conte tha se tani do të ndalohet futja ose lënia e zonave ku janë të prekura nga koronavirusi, përveç nëse kanë leja speciale.
Të gjitha aktivitetet shkollore dhe sportive janë pezulluar në ato zona, përfshirë disa ndeshje futbolli në Serie A që do të zhvilloheshin të dielën.
Koronavirusi ka origjinën nga provinca kineze Hubei, por është përhapur në 26 vende të botës, ku janë konfirmuar më shumë se 2 mijë e 400 vdekje.

