fbpx

Shkrumbohet makina gjatë natës, kujt i përkiste dhe ç’po dyshohet? Detajet

di.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Derven në Fushë-Krujë. Bëhet me dije se makina e djegur, tip ‘Mercedez Benz’, i përket kryeplakut të fshatit, me iniciale P.GJ.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, ndërsa të parët që kanë parë flakët kanë qenë fqinjët, të cilët kanë lajmëruar zjarrëfikësen.

Gjatë ngjarjes familjarët e kryeplakut nuk ndodheshin në banesën e tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjetit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar për shkaqet e zjarrit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303