fbpx

Shoferë kujdes!!! Shmangni këtë aks rrugor mbrëmjen e sotme…

policia-palase-765x383-600x360.jpg

Policia e shtetit ka publikuar njoftimin në faqen e saj zyrtare, për të gjithë drejtuesit e automjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segment rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategoritë e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit, ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër 19 Tetor 2019.

Gjithashtu Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose të zgjedhin rrugë të tjera alternative.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303