fbpx

“Shpërndarje parash me helikopter?”. Gent Sejko: Ekziston ky skenar, e kemi….

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është ndalur sot te kriza ekonomike e krijuar në shumë shtete të botës si pasojë e COVID-19. Sejko sqaroi edhe teorinë e “shpërndarjes së parave me helikopter” për shqiptarët, që ka të bëjë me injektimin direkt të parasë nga Banka e Shqipërisë te qytetarët.

“Është dëgjuar teoria e hedhjes së parasë me helikopter që është injektimi direkt nga banka qendrore i parasë te qytetarët. Lehtësimi sasior do të bëhej vetëm në këtë mënyrë duke blerë letra me vlerë të qeverisë. Ekziston ky skenar, e kemi njoftuar. Është skenari i fundit në rast se qeveria do i ketë konsumuar të gjitha burimet.

Në rastin konkret qeveria po shkon direkt marrjes së një eurobondi të ri, 650 milion euro. Nuk e dimë nëse do të ketë sukses. Megjithatë rihapja dhe rikthimi në normalitet po jep shenjat e para. Besoj se do të ketë sukses por nuk mund ta parashikoj. Sa më shpejt të vijë ringritja aq më shpejt do të ketë një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave”, u shpreh Sejko.