Ish-ministri Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama i cili dy ditë më parë i kërkoi llogari Berishës dhe Metës për votën pro rezolutës se Dick Marty, e cila kriminalizonte UÇK-në.
Shkruan Manjani:
Erdhi bash në kohë kjo akt-akuza ndaj Thaçit e të tjerëve.
Në vend të japë llogari për shëndetin publik, COVID që po bën kërdinë, skandalet që plasin për ditë, për lesh e li listat e zgjedhjeve që po përgatit, ka zgjedhur të tallë Dick(un).
Iu kujtua Dick(u) dhe po e tall. Normal përderisa qeveria nuk jep, por kërkon llogari.
I kërkon hesap Saliut dhe Ilirit për Dick(un)…
Njerëzit, opozita ca më shumë, shfryjnë e shajnë… Shumë njerëz shajnë nga halli. Nuk dinë ku të përplasin kokën nën terrorin e COVID dhe presionit që vjen nga pasojat ekonomike që ai po shkakton.
Shajnë, ç’të bëjnë?!
Puna është se, në kushtet e talljes së Dick(ut), folja q*, që përdoret si kallëzues në fjalitë sharëse zgjedhohet:
Unë – q*
Ti – q*
Ai – kënaqet…
Edhe nëse, për arsye paanësie politike, duam ta relativizojmë këtë zgjedhim duke e vijuar në numrin shumës, dakord jam.
Por prapë, veta e tretë njëjës (Ai) do ta gjejë mënyrën të kënaqet më shumë se të tjerët e vetës së tretë shumës (Ata)…
Hall i madh është, me thënë të drejtën!

