Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur gjatë natës kryeqytetin. Policia me anë të një njoftimi ka bërë me dije se në një local në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse dhe si pasojë nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

