Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet tritol ‘CLS’-së, panik te qytetarët

Një makinë ka shpërthyer vetëm pak minuta më parë në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë që i është vënë një Benzi CLS, e cila ishte parkuar pranë një pallati.

Zona është shumë e populluar dhe me nxënës të shkollave, ndërsa kanë qenë qytetarë ata që kanë raportuar lajmin.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar.