TË FUNDIT

Shpërthim me tritol pranë një banese, detajet e para

Një shpërthim tritoli ka tronditur sot Vlorën. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli në lagjen “Hajro Çakërri” ka vetëm dëme të vogla materiale, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia sqaron se është në kërkim të autorit, dhe pritet zbardhja e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat