Pas Rita Orës, Ava Max ka takuar këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
Të dyja këngëtaret kanë korrur suksese të njëpasnjëshme me hitet e tyre, si dhe ato janë shprehur që e mbështesin njëra tjetrën gjithmonë.
Së fundmi, ato janë takuar së bashku dhe kanë shkrepur foto.
Ka qenë Bebe Rexha që ka postuar në Instastory një foto së bashku me Avën, ku të dyja bëjnë simbolin e shqiponjës.
Vajzat na bëjnë gjithnjë krenarë me projektet e tyre, por edhe që nuk e harrojnë asnjëherë Shqipërinë dhe shqiptarët./real-news.tv


