fbpx

Shtëpia e Musine Kokalarit gati të kthehet në Muze

musine.kokalari.jpg

Figura e publicistes dhe disidentes Musine Kokalari është përkujtuar në Gjirokastër nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me një simpozium të posaçëm.

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula,  tha se dosja  e Musines ishte e para që u hap për të përndjekurit.

Dosja e Musines është hapur e para, ka qenë në kuadrin e 100 vjetorit të lindjes së saj. Ishte një dosje përndjekjeje. Të mësojnë sesi të bëhen shkrues të Ëikipedias me qëllim që atë që do të lexojmë për Musinenë, veprat e saj, dosja e saj e Sigurimit, vepra e familjes së saj shumë të nderuar të mund të përcillet në profil të Ëikipedias“, është shprehur Sula.

Projekti i shtëpisë së disidentes vijon të mbetet ende në letër. Mbesa e saj Linda Kokalari shpreson që shtëpia të kthehet në Muze.

Sa i përket shtëpisë unë mendoj që do të bëhet ajo shtëpi. Dhe ne si familje duam që të bëhet një Muze“, thotë Linda Kokalari./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303