Gjirokastra ka shënuar raste të reja me COVID-19. Mësohet se gjatë 24-orëve të fundit, katër persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe rastet janë kontakte të mëparshme.
Tre nga të infektuarit janë familjarë të një personi të prekur më parë nga Covid-19.
Ndërkohë pacienti i 4 për ditën e sotme është një ish-zyrtar lokal.

