fbpx

Si do jetë lëvizja sot dhe nesër? Ja urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë

Kjo fundjavë do jetë jetë njësoj si ajo që lamë pas. Ditën e sotme deri në orën 10:00 do të lejohet të lëvizin vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç do lejohen të lëvizin pas orën 11:00. Ndërsa e diela do të jetë e myllur totalisht. Ka qenë ky urdhri i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Bizneset do të lejohet të qëndrojnë të hapura ditën e shtunë deri në orën 21:00 ndërsa të dielën të gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura

Urdhri i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.