TË FUNDIT

Si paraqitet situata në spitalet COVID? MSH zbulon detajet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije disa detaje nga situata në spitale ku po trajtohen të infektuarit me Covid-19.

Raportohet se momentalisht 9 pacientë me koronavirus janë në intubim.

Ndërkohë po trajtohen 175 pacientë të infektuar në dy spitalet, nga të cilët 17 janë në terapi intensive.

”Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. ”- tha Rovena Daja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat