fbpx

Situatë e rëndë në Thumanë, 2 të vdekur. Vijojnë kërkimet nën rrënoja

35A7FAEA-95D1-4E35-BE8B-51A9675DEFB5.jpeg

Situata paraqitet e rëndë në Thumanë nga tërmeti 6.4 ballë.

Forcat e Armatosura njoftojnë se në Thumanë, aty ku janë shembur tre pallate, raportohet për persona të gjallë në rënoja.

FA dhe ekipet e emergjencave po punojnë për heqjen e materialeve inerte, për të bërë të mundur shpëtimin e personave që kanë ngecur për më shumë se tre orë.

Dy fëmijë të mitur u shpëtuan nga rrënojat e një pallati në Thumanë, ndërsa dy gra u nxorrën të pajeta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303