fbpx

Skepticizmi për tu trajtuar në spitale, Pëllumb Pipero jep alarmin: Vijnë në gjendje të rëndë sepse…

Pipero-737x450-737x433.png

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka folur lidhur me skepticizmin e personave të prekur nga COVID për trajtimin në spitale.

Mjeku pohoi se për këtë arsye ka pacientë që shkojnë në spitale në gjendje të rënduar.

“Kjo mund të konsiderohet si një çështje menaxhimi dhe do të thosha një çështje në kuptimin e aspektit të pritshmërisë. Nuk ka spitale edhe në vende të tjera të botës, që nuk pret. Pret edhe për të hyrë në spital, edhe për të hyrë tek urgjenca, por unë asnjëherë nuk kam vënë në dyshim kapacitetet e spitaleve tona për të përballuar fluksin e epidemisë. Ajo që kam këmbëngulur vazhdimisht është mundësia që kemi për të mos ezauruar kapacitetet e spitaleve. Ka një lloj skepticizmi të qytetarëve për të ardhur në spital. Ajo që shohim ne në praktikën e përditshme klinike, është që rastet na vijnë në forma të rënda. Sepse, së pari shkojnë tek mjeku i familjes, kalojnë te disa mjekë specialistë, pastaj vijnë tek ne.

Duhet të biem dakord që është e vështirë të gjejmë dy mjekë që japin të njëjtin opinion për të njëjtin subjekt.  Një skepticiziëm i shtuar i qytetarëve duke menduar se duke shkuar në spital do të rëndohet situata”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303