Këngëtarja shqiptare Soni Malaj nuk është larguar kurrë muzikës.
Me anë të një postimi në Istagram ajo ka paralajmëruar publikun që do të mbajë një koncert në Amfiteatrin e Tiranës me datë 1 maj
Ditën e djeshme ajo ka qenë në praninë e Kryebashkiakut të Tiranes Erion Veliaj ku ka mbjell dhe pemën e saj në hyrje të Amfiteatrit.
![]()
“Për ne është dhuratë shumë e madhe ku mund të shpalosim artin tonë edhe në fakt kemi menduar që në 1 maj të bëjmë një koncert madhështor, me efekte speciale, orkestër, balerina, tamam për një ditë pranverore edhe me shumë entuziazëm. Shumë muzikë më 1 maj”, tha Soni Malaj.
![]()
Kjo deklaratë mësohet se është bërë gjatë nismës për mbjelljen e një peme, të cilës i janë bashkuar shumë personazhe publikë.
![]()

