Sot SHBA nis zyrtarisht vaksinimin masiv ndaj COVID-19 me prodhimin e Pfizer.
Miratimi nga FDA i hapi rrugë tashmë autoriteteve shëndetësore që të nisin planin e vaksinimit dhe në mos sot, ajo do të fillojë shumë shpejt.
Ndër të parët që do të bëjnë vaksinën janë disa zyrtarë të lartë të administratës Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Tre milionë dozat e para po shpërndahen në 50 shtetet amerikane pasi dolën me kamionë nga fabrika në Miçigan e e kompanisë prodhuese Pfizer.

