TË FUNDIT

Studentët flenë në tokë, publikohen pamjet mjeruese nga “Qyteti Studenti”

Kushtet në të cilat jetojnë studentët në konviktet në “Qytetin Studenti” janë jashtë çdo standardi. Një student ka raportuar pranë newsbomb.al gjendjen e mjerueshme në të cilën ata jetojnë çdo ditë.

Në një dhomë nuk kanë as paisjet minimale. Siç shihet edhe nga foto e dërguara pranë newsbomb disa prej tyre flenë në tokë, pasi mungojnë shtretërit.

Disa nga shtretërit janë të sajuar, me karrike dhe dyshekë.Të rinjtë që jetojnë në konvikte ankohen se e kanë shumë të vështirë të jetojnë në këto kushte katasrofike të tualeteve, korridoreve dhe higjienës në ambientet e tjera ku ata kalojnë pjesën më të madhe të ditës.

Ndërkohë kujtojmë që rikonstruksioni i godinave në Qytet Studenti vijon ende. Gjatë një inspektimit të godinave më herët, kryebashkiaku Erjon Veliaj i shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama premtoi se tashmë studentëve do tu jepet mundësi punësimi për mirëmbajtjen e godinave në Qytet Studenti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat