Një studim i shkenctarëve britanikë tregojnë se është më i madh numri i grave në krahasim me burrat, të cilët përballen me probleme mentale të shkaktuara nga pandemia me Covid-19.
Shkencëtarët e Institutit për Hulumtime Shoqërore dhe Ekomomike pranë Universitetit në Eseks thonë se gratë e përjetuan më rëndë izolimin që ishte vendosur si pjesë e masave për ballafaqim kundrejt virusit Covid-19.
Studimi tregoi se është rritur numri i personave, te të dyja gjinitë gjatë pandemisë, të cilët kanë pasur të paktën një problem psikik.
Përqindja e burrave me të paktën një problem serioz psikik është rritur prej shtatë në 18, ndërsa te gratë është vërejtur rritje prej 11 në 27 për qind.

