fbpx

Studim: Koronavirusi transmetohet para se të shfaqen simptomat e para

Studimi , i publikuar në Lancet, ka konfirmuar se njerëzit që janë të infektuar me COVID-19 mund të transmetojnë virusin te personat e tjerë para se të shfaqen simptomat e para te ata.

Në të paktën një prej 16 rasteve të shqyrtuara, një person i infektuar kaloi koronavirusin te të tjerët, para se ai të tregonte simptoma të kësaj sëmundje, tregojnë hulumtuesit Merle Böhmer, Udo Buchholz.

Në të paktën katër raste, njerëzit infektuan të tjerët në ditën kur simptomat sapo kishin filluar.

Dhe kjo e ka shqetësuar shumë ekipin hulumtues pasi paraqet një sfidë të madhe për masat shëndetësore.