fbpx

Studimi: Konsumimi i kafes mund të zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës

Një hulumtim i fundit nga Instituti Nacional i Kancerit ka sugjeruar se konsumimi i kafes mund t’i zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës apo melanomës.

Hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e kafes janë më pak të prirur të diagnostikohen me melanomë të keqe, krahasuar me ata të cilët e shmangin kafen.

Ata të cilët konsumojnë të paktën katër kafe në ditë kanë 20 për qind rrezik më të vogël për kancer të lëkurës.

Por cila është ndërlidhja mes konsumimit të kafes dhe zvogëlimit të rrezikut për kancerin e lëkurës?

Hulumtimet kanë treguar se kafja është e mbushur me përbërës si polifenolet dhe kafeina, të cilat ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorit të nxitur nga UV.

Edhe procesi i pjekjes së kafes e fillon formimin e vitaminave B të cilat ofrojnë një shtresë mbrojtëse ndaj formimit të tumorit.