TË FUNDIT

Sulm me armë në kishë, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Dy besimtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një kishë pranë qytetit Fort Worth të Teksasit ndërsa një i tretë është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Mediat amerikane kanë raportuar se pjesëtarët e armatosur brenda kishës e kanë qëlluar sulmuesin për vrasje. Sipas një ligji të miratuar në muajin shtator, personat që kanë leje, mund t’i bartin armët e tyre edhe në vendet e lutjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende shumë detaje rreth ngjarjes.

Policia po përpiqet të zbulojë motivet e sulmuesit.

Një dëshmitar i tha gazetës New York Times se njëri nga të vrarët ishte një roje sigurie që sipas tij ishte përpjekur të mbronte njerëzit që ndodheshin në kishë në momentin e sulmit.

Dëshmitarët kanë raportuar se sulmuesi ka pasur një mjekër të rreme dhe syze, si dhe ka bashkëbiseduar me besimtarët para se të niste sulmin, ka raportuar ABC News.

Byroja Federale e Kërkimeve (FBI) është duke i ndihmuar policisë lokale në procesin e hetimeve, e cila është duke synuar të identifikojë motivin e sulmuesit.

Teksasi është përballur me një varg sulmesh me armë zjarri më 2019.

Në muajin gusht, 22 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur në një dyqan në El Paso.

Në po të njëjtin muaj, disa të shtëna të tjera kanë rezultuar me vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve në Odesa të këtij shteti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat