Këngëtarja e njohur, Demi Lovato ra pre e disa komenteve negative ne rrjetin social ‘Twitter’, pasi ajo publikoi një status në lidhje me memet që janë bërë ndaj reperit të njohur, 21 Savage.
Ajo menjëherë fshiu llogarinë e saj pas kritikave që i erdhën nga fansat, por edhe nga shumë kolegë të tjerë.
“Askush nuk qeshi me ty kur ishte në rehabilitim dhe kishe nevojë për lutje, si mund të tregohesh kaq hipokrite”, kanë shkruar shumë fansa.
Menjëherë ka reaguar këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila i ka dalë në mbrojtje mikeshës së saj, Demo Lovatos.
“Për të gjithë ata persona që flasin keq për Demin, ju jeni neveritës. Është gjë e ulët që të sulmohet dikush që ka pasur dhe i ka zgjidh probleme mendore dhe me drogë”, ka qenë postimi i Bebes në Twitter./real-news.tv


