fbpx

Sulmuesi i Bayern Munchen rezulton pozitiv me Covid-19

Bayern Munchen, ka bërë të ditur se sulmuesi Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv.

Lajmi është dhënë nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale.

Bëhet e ditur se Gnabry është izoluar dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai gëzon shëndet të plotë dhe është izoluar”, bëhet me dije nga njoftimi i kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës.