Moderatorja e njohur dhe mjaft simpatike, Nevina Shtylla ka festuar ditëlindjen mbrëmë pas orës 00:00 në një nga lokalet e Tiranës.
Të pranishëm kanë qenë kolegët e saj në emisionin ‘E diell’ si dhe mjaft figura të tjera të njohura nga fusha e muzikës apo moderimit si Dj Sardi apo Sara Kolami.
Ndërkohë, bukuroshja, e cila ka mbushur 25 vjeç, ka postuar një sërë fotosh dhe videosh në instastory.
Stafi i kishte përgatitur një tortë të madhe ku mi të shkruhej: “Urime ditëlindjen për më të mirën nga stafi më i bukur”.







