fbpx

Taulant Balla publikon videon dhe bën akuzën e rëndë: Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist….

balla.jpeg

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me debatin e hapur për raportin e Dick Marty, si dhe për rolin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për rolin e tij në hetimet për UÇK-në.

Teksa ka nxjerrë një video të Bashës, Balla pohon se lideri demokrat duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar.

REAGIMI I BALLES

Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën t’u kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë.

Videon e gjeni te linku më poshtë:

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/399985994464706

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303