“Të bëjnë telefon njerëz të lidhur me krimin dhe thonë mos e ngacmo se…”. Habit ish-deputeti, plas deklaratën tronditëse

ish.png

Ish-deputeti i PD-së Astrit Veliaj ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin PolitikOn ku ka deklaruar se në Berat, zonë të cilën ai përfaqëson, njerëz të lidhur me krimin telefonojnë kandidatët për deputetë.

“Po përplasem me njerëzit e pandershëm si një sakrificë, pasi sa herë ka një sherr, në Berat të bëjnë telefon njerëz të lidhur me krimin dhe thonë mos e ngacmo se është i joni. Sot këta janë kandidatë dhe hiqet biznesmeni”, tha Veliaj.

Në lidhje me votimin e anëtarësisë së PD për kandidatët për deputetë në çdo qark, Veliaj tha se nuk do që të jetë deputet në këtë mënyrë sepse nuk është një proces i rregullt.

“Unë nuk dua të jem deputet në këtë mënyrë. Nëse ka votë të lirë dhe proces të rregull unë kthehem. Unë nuk po loboj për ministër. Unë jam ministër, kam 930 punonjës. Nuk e pretendoj një pozicion ekzekutiv”, shtoi Astrit Veliaj, ish-deputet i PD.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303