TË FUNDIT

“Të luftojmë bashkë ose s’do ketë njeri të na varrosë e jo më të na qajë”

I fortë ishte mesazhi i Kryeministrit Rama para pak minutash për shqiptarët.  “Nuk e dimë kur do vijë çlirimi. Vetëm Zoti e di deri kur. Ose do luftojmë të gjithë bashkë, tha Rama në komunikimin e mbrëmjes së sotme, ose të gjithë bashkë do vd.esim dhe si në Bergamo/ Itali nuk do ketë njeri të na va.rrosë e jo më të na qajë”, tha ai.

Kryeministri tha se kjo është një luftë botërore ku secili është më vete, nuk ka aleanca. Në këtë situatë nga koronavirusi, sipas Ramës si Shqipëria si Amerika gjenden në të njëjtën anije.

“Një armik i rënë mbi kokat e tyre si rrufeja në qiell të pasur i ka zhvlerësuar bombat atomike nëpër depo pa shtretër të mjaftueshëm e pa mjekë të mjaftueshëm.

Për çudinë më të madhe të kësaj bote si Shqipëria si Amerika gjenden në të njëjtën anije në det të hapur dhe kanë një armë të vetme në dispozicion, rezistencën e popujve të tyre. Ka vetëm një fishek unitetin, ka një objektiv atë që ke më afër që duhet ta mbash sa më larg. Është e para luftë ku kazerma është shtëpia dhe ku çdo ushtar duhet të mbyllet në shtëpi. Si ushtria amerikane si ushtria shqiptare kanë të njëjtën forca goditëse, zero. Asnjë aleancë mes shtetesh nuk ekziston. Një luftë botërore ku secili është më vete e Zoti për të gjithë. ndajeni mendjen se në këtë luftë jemi vetëm dhe kemi vetëm njeri-tjetrin. O do luftojmë të gjithë bashkë ose të gjithë së bashku do të biem në humnerë si të shkretët në zonën e Bergamos ku nuk do ketë njeri të na varrosë e jo më të na qajë”, tha Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat