Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm., ku disa persona të maskuar qëlluan me armë zjarri ndaj 50-vjeçarit Alban Luka. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash nga një motor në drejtim të 50-vjeçarit, ku në makinën e tij janë gjetur 11 plumba, ku fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk e ka kapur shënjestrën.
50-vjeçari Luka ka qenë duke udhëtuar i vetëm në mjetin e një kushëriri të tij, kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas burimeve, Alban Luka ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e ka idenë rreth këtij atentati. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime.
Autorët i kanë dalë përpara, e kanë nxjerrë nga mjeti dhe e kanë kërcënuar, duke qëlluar me breshëri plumbash ndaj mjetit të tij.

