Teatri/ Rama citoi aktoren, artistja i kthehet: Më vjen keq, jeni ngatërruar…

Kryeministri i vendit, Edi Rama citoi një tjetër artist lidhur me Teatrin Kombëtar.

“Ilire Vinca, aktore dhe regjisore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar

ILIRE VINCA :
Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”- shkruan kryeministri Rama.

Menjëherë, Vinca ka reaguar duke i replikuar kryeministrit se atë përgjigje, aktorja nuk e ka dhënë lidhur me çështjen e shembjes së teatrit dhe krijimit të një ndërtese të re.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit,”– shkrua Vinca në një koment në statusin e kryeministrit.