Këshillat për trendet e fundit në modë nga Anxhelina Kotorri

Screenshot_36-3.jpg

Këtë javë në rubrikën ‘I ftuari i javës’ në Real News kemi pasur të ftuar Anxhelina Kotorrin një vajzë e cila ka fituar shumë fansa për shkak të stilit të veçantë.

Kjo e ka bërë te numëroje mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe tashmë mund të themi se është bërë një influencuese e modës për të rinjtë shqiptar.

Në këtë intervistë është folur për tendencat e fundit në lidhje me modën

Anxhelina ka treguar se trendet e fundit janë disanjet, printet përveç leopardit zebrës qe i kemi parë rëndomte, ajo qe dominon sot janë printet me ngjyra të theksuara.

Ndërsa për aksesoret me në trend janë syzet por të renda të mbuluara me gura, perla, lule.

Shallet që mund të vendosen në koke, çantë, pantallonat, por s’mund të harrojmë karficat të cilat ne i kemi pasur gjithmonë të pranishme në jetën tonë të përditshme por ato më të preferuarat për këtë sezon janë karficat me gurë dhe perla.

Këshilla e saj për të gjitha vajzat të cilat nuk e kane gjetur akoma  veten në stilin e veshjes

“Të guxojnë çdo ditë, të vishen ndryshe të mos vishen njësoj por të mos dalin nga vetja e tyre.

Mos të pretendojnë se janë në rrugët e Milanos dhe të vishen siç unë kam gabuar në disa raste duke u veshur si “klloun” pa paragjykuar dhe vishesha shumë për vendin ku jetojmë.

Unë kam thënë vishuni si t’ja u ndiej por çdo gjë ka një kufizim dhe s’duhet ta rendojmë, por guxoni.”

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303