Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka reaguar në lidhje dëmet e shumta pas tërmetit të fuqishëm ditën e shtunë në Shqipëri.
Ajo bën thirrje për ndihmë, sidomos për të kontribuar ndaj fëmijëve të prekur nga këto fatkeqësi.
“Një tërmet me shkallë 5.6 magnitudë e ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës, ku unë kam lindur. Tërhiqe (linkun) për të ndihmuar @unicef, ji aty për fëmijët e prekur nga fatkeqësitë kurdo dhe kudo që janë”, ka shkruar Rita ne Instagram.


