fbpx

Tërmeti tragjik, nisin arrestimet në Durrës, ja “koka e parë që u pre sot”

SHTEPITE-E-SHEMBURA-TERMETI-3-675x450-600x360.jpeg

Pas tërmetit të 26 nëntorit i cili mori 51 jetë njerëzish dhe u plagosën qindra të tjerë. Por ditën e sotme, kanë nisur arrestimet në Durrës, pas nisjes së çështjes penale që i referohet tërmetit, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash.

Është ndaluar Arben Isaku, zv.drejtor i Hipotekës në Durrës si dhe sekretar i Përgjithshëm i PS-së në Durrëspër ‘Shpërdorim detyre’ dhe Falsfikim dokumentash’.

Po ashtu është ndaluar Aldo Dakovelli, shef sektori tek Legalizimet në Durrës.

Personat në bashkëpunim kanë legalizuar në kundërshtim me ligjet, objektet që janë shembur nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ndërkaq bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme është ndaluar edhe Drejtori dhe Nën Drejtori i Kavalishences, ku ngeli i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj, nën rrënoja e një nder godinave e cila ishte dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

Sipas burimeve nga policia, është ndaluar Ahemt Doda, drejtor i Kavalishencës si dhe Kujtim Hasa nëndrejtor i Kavalishencës.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303