2 pacientë të dyshuar si të infektuar me COVID kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Pejës. Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës.
Një paciente ishte e moshës 78-vjeçare nga Komuna e Klinës e një e moshës 84-vjeçare nga Komuna e Pejës. Nga Spitali është njoftuar se pacientët kanë vdekur dje dhe nuk kanë qenë të testuar, por kishin simptoma të COVID-19.
Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19, prej tyre gjashtë janë në gjendje të rëndë e 29 me oksigjenoterapi. Nga personeli mjekësorë janë të infektuar me COVID-19, gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.

