Pas thirrjes së ndërkombëtarëve ndaj palëve politike, do të mblidhet sot në orën 10:00 Këshilli Politik i reformës zgjedhore.
Takimi i sotëm pritet që të caktojë axhendën e re të punës së Këshillit Politik.
Pjesë e tij, do të jenë përfaqësuesi Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari nga parlamenti dhe Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili LSI nga opozita jashtë parlamentit.
Deri më tani, palët duket se kanë gjetur dakordësinë për çështjet që kanë më pak prioritet, ndërkohë për çështjet e nxehta, si depolitizimi i administratës zgjedhore, financimi i partive, roli i Policisë në zgjedhje dhe për votimin elektronik ende nuk ka një marrëveshje.

