Pas 91 orësh kërkim nën rrënojat që la pas tërmeti fatal në Izmir, është nxjerrë gjallë vogëlushja 4-vjeçare
Ayda Gezgin, u arrit të nxirrej pas 91 orësh qëndrim nën rrënojat e Rıza Bey Apartment.
Kjo është mrekullia e dytë në Izmir, ku një tjetër foshnjë u arrit të shpëtohej nën rrënoja 65 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.
Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Tunç Soyer deklaroi se “Ekipet kanë arritur të shpëtojnë një foshnjë të gjallë”. Pas publikimit të lajmit ekipet e shpëtimit, në mënyrë të menjëhershme dërguan serum dhe batanije në zonë.
Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Greqinë ka arritur në 102.

