fbpx

Tragjedi e madhe/ Vdes nga COVID 28-vjeçarja shtatzënë, detajet tronditëse

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një ngjarje tragjike është shënuar. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë nga COVID një 28-vjeçare, e cila ishte 5-muajshe shtatzënë.

Viktima është identifikuar si E.Dalipi, e cila prej një jave ishte e infektuar me Covid-19. Burime bëjnë me dije se fillimisht ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën.

Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjecares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303