Tragjedi në Kavajë / Shkojnë njëkohësisht tek e dashura, përplasen me armë! Një i vdekur e një polic i plagosur

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës ku një person ende i pa identifikuar ka mbetur i vdekur ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një polici burgjesh i quajtur Bledar Toçi.

Shkak i këtij konflikti të armatosur që la pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë është bërë një grua që të dy personat në fjalë e kishin të dashur të përbashkët.

Fillimisht në banesën e gruas në fjalë ka shkuar polici, por më pas aty ka mbërritur edhe viktima.

Në tensione e sipër rreth orës 1 të natës ka ndodhur edhe përplasja e armatosur mes policit dhe viktimës.

Polici ka qëlluar me kallash ndaj viktimës ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë.

Si pasojë e të shtënave viktima ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policisë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.