Një ngjarje e rëndë ndodhi pak para mesnatës ku një 64-vjeçar në Peqin humbi jetën. Rreth orës 23:30, Shyqeri Hema nga fshati Lolaj u përfshi në një debat me Sefedin Çelmetën, 51 vjeç, i cili përdori gurë për të qëlluar viktimën.
Për pasojë, Hema nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe është shpallur i vdekur në spitalin Rajonal të Elbasanit.
Njoftim paraprak:
Specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
Arrèstími i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një kònflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka gòditur me mjet të fòrtë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plágëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbëritur në Spítalin Rajonal të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Pròkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën pènale, “Vrásje me dashje”.

